AlEmbassyJapan retweeted
On my invitation, I met today with the Ambassadors of the European Union Member States in #Albania for an open and substantive exchange on recent developments in the country.
I underlined the Government’s unwavering commitment to democratic freedoms, including the fundamental right to peaceful asembly, while stressing an equally fundamental principle: violence, vandalism and attacks against public or private property can never be accepted as legitimate means of political or any other form of expression.
This principle applies in Albania, as it does everywhere in #Europe.
We also discussed the importance of preserving institutional stability, upholding the rule of law, and ensuring that all actions by public authorities remain #lawful and #proportionate.
Dialogue, to which the #Government remains open anytime, anywhere and with anyone not involved in acts of violence, is a democratic value and the best way to bridge differences, address concerns and move forward together.
At this important moment for Albania, our European path remains, more than ever, a strategic national objective.
Difficult moments should strengthen our resolve, not distract us from the reforms, democratic standards and responsibilities that come with our ambition to join the European Union.
I appreciated the frank exchange with our #European partners and their continued engagement with Albania in pursuit of what is, and remains, our shared goal: a common European future.
#Albania2030
--
Me ftesën time, u takova sot me Ambasadorët e Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian në #Shqipëri, për një shkëmbim të hapur dhe përmbajtësor mbi zhvillimet e fundit në vend.
Nënvizova angazhimin e palëkundur të Qeverisë ndaj lirive demokratike, përfshirë të drejtën themelore për manifestim paqësor, duke theksuar njëkohësisht një parim po aq themelor: dhuna, vandalizmi dhe sulmet ndaj pronës publike apo private nuk mund të pranohen kurrë si mjete legjitime të shprehjes politike apo të çfarëdo forme tjetër të shprehjes.
Ky parim vlen në Shqipëri, ashtu si kudo tjetër në #Evropë.
Diskutuam gjithashtu rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit institucional, respektimit të shtetit të së drejtës dhe garantimit që të gjitha veprimet e autoriteteve publike të mbeten #ligjshme dhe #proporcionale.
Dialogu, për të cilin #Qeveria mbetet e hapur në çdo kohë, kudo dhe me këdo që nuk është i përfshirë në akte dhune, është një vlerë demokratike dhe mënyra më e mirë për të kapërcyer dallimet, adresuar shqetësimet dhe për të ecur përpara së bashku.
Në këtë moment të rëndësishëm për Shqipërinë, rruga jonë evropiane mbetet, më shumë se kurrë, një objektiv strategjik kombëtar.
Momentet e vështira duhet të forcojnë vendosmërinë tonë dhe jo të na shmangin nga reformat, standardet demokratike dhe përgjegjësitë që burojnë nga ambicia jonë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Vlerësova shkëmbimin e hapur me partnerët tanë #evropianë dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm me Shqipërinë në funksion të asaj që është dhe mbetet synimi ynë i përbashkët: një e ardhme e përbashkët evropiane.
#Shqipëria2030
AlEmbassyJapan retweeted
Fitorja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është fitore e bashkimit, dinjitetit dhe përfaqësimit politik.
Tani ky rezultat duhet të kthehet në më shumë të drejta, barazi dhe fund të diskriminimit.
Shume urime!
AlEmbassyJapan retweeted
🎥 Java e Ministrit | 19-25 tetor
Integrimi evropian dhe bashkëpunimi me partnerët në fokus të takimeve të kësaj jave.
Ndiqni përmbledhjen e aktiviteteve të Ministrit @HoxhaFer 👇
AlEmbassyJapan retweeted
Warmest wishes to Austria and the Austrian people on their National Day!
For Albania, the friendship with Austria holds a special place, rooted in history and strengthened by generations of close human connections and a shared European spirit.
We deeply appreciate Austria’s strong advocacy for Albania’s EU membership and look forward to the day when our friendship continues within the same European family, as fellow members of the Union.
Alles Gute zum Nationalfeiertag! 🇦🇱🇦🇹
AlEmbassyJapan retweeted
Të dashur bashkëatdhetarë, qytetarë të Luginës së #Preshevës.
Pjesëmarrja në zgjedhje është një e drejtë themelore demokratike, por edhe një mundësi e rëndësishme për të bërë që zëri juaj të dëgjohet dhe të ketë peshën që meriton.
Sot është dita për ta bërë këtë, duke marrë pjesë masivisht në votime dhe duke ushtruar lirisht të drejtën tuaj demokratike.
Çdo votë ka rëndësi.
Sa më e madhe pjesëmarrja, aq më i fortë është zëri juaj për të drejtat, përfaqësimin dhe të ardhmen e shqiptarëve në #LuginënEPreshevës.
Dilni dhe votoni.
Për #zërin tuaj, për të #drejtat tuaja, për të #ardhmen tuaj.
AlEmbassyJapan retweeted
Kënaqësi të takoja sot Ambasadorin e Turqisë në Tiranë, SH.T. Bariş Ceyhun Erciyes, për një bisedë të hapur mbi zhvillimet në #Shqipëri, në rajonin tonë dhe më gjerë, në #Evropë.
#Turqia është një vend mik, partner strategjik dhe aleat në #NATO, me të cilin gëzojmë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe dhe ndajmë vullnetin për t’i forcuar e thelluar më tej ato, përfshirë përmes nismave dhe bashkëpunimit rajonal.
AlEmbassyJapan retweeted
For Albania, the promise of the United Nations carries profound meaning: every nation has a voice, and the same rules must apply to and protect us all.
On #UNDay, we reaffirm our steadfast commitment to the UN Charter, including the sovereign equality of states and the self-determination of peoples. Upholding these principles means standing by them when they are challenged, ensuring accountability when they are violated, and defending human dignity wherever it is threatened.
The United Nations is only as strong as the commitment of its members. Albania will continue to do its part.
AlEmbassyJapan retweeted
The nomination of Lana Nusseibeh by the United Arab Emirates for the position of Secretary-General of the United Nations offers a fresh beginning that the UN community cannot afford to miss, and Albania is honoured to give her candidacy its wholehearted support.
I came to know Lana personally and see her in action during Albania’s term as an elected member of the UN Security Council, when I had the opportunity to appreciate her immense knowledge of international politics, her distinctive intellectual humility and her natural gift for bridging differences between cultures and perspectives.
Amid the gloom surrounding the United Nations today, Lana’s candidacy is a light of hope and a source of positive energy, because, at a time when the organisation’s capacity to fulfil its mission is being questioned so deeply, she brings experience, intelligence and an unwavering commitment to serving humanity with no prejudice.
And last but not least, after so many men at the helm, I can think of no better hope for the United Nations than a woman of such stature.
AlEmbassyJapan retweeted
Pleased to meet with representatives of Koning Willem II for an open and substantive exchange on Albania’s European accession journey, our bilateral partnership with the #Netherlands, and the important role of public affairs professionals in fostering informed, inclusive and effective policymaking.
During an open and foccussed discussions, I expressed Albania’s sincere appreciation for the Kingdom of the Netherlands’ principled and longstanding support for strengthening our democratic institutions and consolidating the rule of law.
As Albania moves with determination towards #European Union membership, our focus remains firmly on delivering credible, tangible and irreversible reforms.
Becming an EU member cannot be a purely institutional or bureaucratic excercise. It requires also the active ownership, scrutiny and sustained engagement of citizens, the private sector and civil society.
We also explored opportunities to expand people to people contacts, professional exchanges, institutional knowledge-sharing and bilateral economic ties. Building lasting connections between our institutions, professionals and societies strengthens the foundations of our partnership and of our shared European future.
#Albania2030
AlEmbassyJapan retweeted
I had the pleasure of addressing the 14th EU-WB6 Political Directors Meeting, organised today, in #Albania. My key messages 👇
The geopolitical ground is shifting beneath us. Old certainties are being tested, alliances recalibrated, and an international order we had come to regard as relatively predictable is increasingly marked by instability, strategic competition and uncertainty. In this environment, our response must be twofold: we need democratic resilience at home, firmly anchored in the rule of law, and a merit-based #enlargement process pursued with determination as a strategic investment for both candidate countries and EU Member States.
The #security of Europe and the Western Balkans is one and indivisible. Enhanced CFSP and CSDP cooperation is about far more than ticking boxes. We share the same roof, and when the weather turns rough, we must hold the line together. Albania is not merely a beneficiary of European security; we are an active contributor to it.
As a #NATO member and EU candidate country, Albania remains unwavering in its solidarity with #Ukraine in the face of Russia’s unjustified aggression. Borders cannot be redrawn by force. We support a just and lasting peace, together with accountability for crimes committed and violations of international law.
#Regional cooperation must remain a driving force of our European integration with genuine effort to improving economic coperation, trade, connectivity and overall security as a contribution to a Europe that is stronger, safer and whole.
#Albania2030
AlEmbassyJapan retweeted
MË PRANË SHQIPTARËVE NË VENDET E GJIRIT!
📢 Shërbim mobile për aplikimin për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me kompaninë IdentiTek sh.a., do të organizojë së shpejti, pranë Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi, një mision të posaçëm për aplikimin për dokumente biometrike.
🤝 Synimi ynë është t’u vijmë më pranë qytetarëve shqiptarë në vendet e Gjirit, duke lehtësuar marrjen e shërbimeve konsullore dhe duke kursyer kohë e udhëtime.
📌 Si të përfitoni nga ky shërbim?
Të gjithë shtetasit shqiptarë të interesuar ftohen të regjistrohen duke plotësuar formularin në linkun e mëposhtëm.
🗓️ Afati i regjistrimit: 30 tetor 2026
🔗 Regjistrohuni këtu:
forms.gle/FDzeKdfz9Bu2ety6A
ℹ️ Regjistrimi juaj është i rëndësishëm për të vlerësuar nevojat e komunitetit dhe për të organizuar një mision sa më efikas. Të dhënat personale do të trajtohen në mënyrë konfidenciale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
📣 Mos e humbisni afatin! Regjistrohuni në kohë dhe përfitoni nga ky shërbim më pranë jush.
#ShqiptarëtNëBotë #ShërbimeKonsullore #DokumenteBiometrike #AbuDhabi #IdentiTek
AlEmbassyJapan retweeted
Congratulations to @DanNeculaescu on your appointment as Romania’s Minister of Foreign Affairs.
I look forward to further strengthening the excellent relations between #Albania and #Romania, deepening our cooperation as NATO Allies, and working closely together to advance Albania’s EU accession process and our shared goals within regional cooperation frameworks. 🇦🇱🇷🇴
AlEmbassyJapan retweeted
Pleased to welcome to Tirana Dr Kevin Casas-Zamora, Secretary-General of International IDEA, @Int_IDEA.
We had a very useful exchange on ways to further strengthen our cooperation, including through specific programmes such as “Trust in Albanian Elections”, which is currently being implemented in #Albania and contributes to enhancing public confidence in democratic processes and institutions.
Given International IDEA’s extensive experience in supporting democratic governance, electoral integrity, and the European aspirations of countries across the Western Balkans, I briefed on Albania’s progress towards achieving our foremost national objective: membership in the European Union within this decade. I highlighted the substantial advances made in the accession process, driven by sustained, targeted, and transformative reforms, as well as our unwavering commitment to strengthening the rule of law, democratic institutions, accountability, and good governance.
We also discussed the broader importance of safeguarding democratic resilience, increasing citizens’ trust in institutions, and ensuring that democratic reforms deliver tangible results for people. In this regard, Albania remains firmly committed to working with trusted international partners to further consolidate democracy and support our #European future.
#Albania2030
--
Kënaqësi të mirëprisja në Tiranë Dr. Kevin Casas-Zamora, Sekretarin e Përgjithshëm të International IDEA, @Int_IDEA.
Zhvilluam një shkëmbim shumë të dobishëm mendimesh mbi mënyrat për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë, përfshirë përmes programeve konkrete, si “Besimi në Zgjedhjet Shqiptare”, që po zbatohet aktualisht në #Shqipëri dhe kontribuon në rritjen e besimit të publikut te proceset dhe institucionet demokratike.
Duke pasur parasysh përvojën e gjerë të "International IDEA" në mbështetjen e qeverisjes demokratike, integritetit zgjedhor dhe aspiratave evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, informova mbi përparimin e Shqipërisë drejt realizimit të objektivit tonë madhor kombëtar: anëtarësimit në Bashkimin Evropian brenda kësaj dekade. Theksova arritjet e rëndësishme në procesin e anëtarësimit, të mundësuara nga reforma të qëndrueshme, të mirëorientuara dhe transformuese, si dhe angazhimin tonë të palëkundur për forcimin e shtetit të së drejtës, institucioneve demokratike, llogaridhënies dhe qeverisjes së mirë.
Diskutuam gjithashtu rëndësinë më të gjerë të mbrojtjes së qëndrueshmërisë demokratike, rritjes së besimit të qytetarëve te institucionet dhe garantimit që reformat demokratike të sjellin rezultate konkrete për njerëzit. Në këtë drejtim, #Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar për të bashkëpunuar me partnerë ndërkombëtarë të besuar, me synimin për të konsoliduar më tej demokracinë dhe për të mbështetur të ardhmen tonë #Evropiane.
#Shqipëria2030
AlEmbassyJapan retweeted
Finishing the day with a strategic debate on EU enlargement and internal reforms.
This week we had intergovernmental conferences with Montenegro, Ukraine, Moldova and Albania. Driven by the reforms, the accession process is making progress.
At the same time, we must get ready to welcome new members in the EU family.
AlEmbassyJapan retweeted
DEKLARATË E MINISTRISË PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënon aktet e vandalizmit të ushtruara dje tek selia e Nunciaturës Apostolike në Tiranë, përfshirë heqjen e flamurit të Selisë së Shenjtë.
Respektimi i paprekshmërisë dhe dinjitetit të përfaqësive diplomatike është një detyrim themelor, në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe të drejtën ndërkombëtare.
E drejta për të protestuar është pjesë e pandashme e një shoqërie demokratike, por ushtrimi i saj duhet të respektojë ligjin dhe të përjashtojë çdo formë dhune apo vandalizmi. Autorët e akteve të paligjshme duhet të identifikohen dhe të përgjigjen përpara ligjit.
Ministria vlerëson reagimin e Policisë së Shtetit dhe shpreh besimin se institucionet kompetente do të zbardhin plotësisht ngjarjen dhe së bashku me institucionet e përfshira, do të garantojë sigurinë dhe paprekshmërinë e të gjitha përfaqësive diplomatike në Shqipëri.
AlEmbassyJapan retweeted
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mirëpret konkluzionet e Këshillit Evropian @EUCouncil mbi zgjerimin dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian.
Ne vlerësojmë riafirmimin e qartë se #zgjerimi është një investim gjeostrategjik në paqen, sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Evropës. Ky është një mesazh i rëndësishëm në një kohë kur Bashkimi Evropian duhet të forcojë më tej unitetin, kapacitetin e tij për të vepruar dhe sovranitetin evropian.
Ne mirëpresim gjithashtu riafirmimin e parimit të #meritës, sipas të cilit çdo vend kandidat avancon në procesin e anëtarësimit mbi bazën e progresit të vet.
#Shqipëria ka qenë dhe mbetet plotësisht e angazhuar për të vijuar me vendosmëri reformat, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, dhe për të përmbushur të gjitha angazhimet dhe detyrimet që burojnë nga procesi i negociatave. Progresi ynë do të matet dhe vlerësohet mbi bazën e punës, performancës dhe rezultateve tona.
Në thelb, konkluzionet e Këshillit Evropian forcojnë më tej bindjen se #zgjerimi është sot në zemër të agjendës strategjike evropiane dhe se perspektiva e anëtarësimeve të reja po bëhet gjithnjë e më konkrete.
Për Shqipërinë, si një nga vendet në pararojë të këtij procesi, përgjigjja duhet të jetë e qartë: të vijojë, pa humbur kohë, me vendosmëri dhe përgjegjësi, reformat dhe negociatat, përmes të cilave do të arrijë gatishmërinë e plotë për anëtarësim.
Ky është një shans historik për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kurrë nuk kemi qenë më pranë realizimit të aspiratës sonë më të madhe dhe më të qëndrueshme kombëtare, kërkesës së kahershme të rinisë dhe të gjithë shoqërisë shqiptare: Shqipëria në #Evropë.
Por anëtarësimi nuk dhurohet. Ai fitohet, vetëm me punë, reforma, rezultate, përgjegjësi dhe përgjegjshmëri.
Rruga deri këtu ka kërkuar shumë energji, përpjekje dhe sakrifica. Shqipëria ka treguar se i ka edhe energjitë, edhe aftësitë, edhe përkushtimin.
Pikërisht sepse kemi pritur kaq gjatë dhe sepse e dimë se, në histori, mundësi të tilla nuk qëndrojnë të hapura përgjithmonë, nuk mund t’ia lejojmë vetes ta humbasim këtë moment.
Dora e zgjatur e BE-së duhet shtrënguar fort, duke ecur krah për krah deri në anëtarësim.
Duke nxjerrë mësimet nga e kaluara, ne nuk mund dhe nuk duhet të lejojmë që ky kapitull transformues i historisë sonë moderne, më i rëndësishmi për të sotmen dhe të ardhmen tonë, të bëhet historia e një tjetër shansi të humbur.
#Shqipëria2030
AlEmbassyJapan retweeted
Shqipëria ka bërë hapa madhorë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke fituar më shumë besim dhe respekt ndërkombëtar dhe duke ndërtuar imazhin e një vendi të qëndrueshëm, të sigurt, mikpritës dhe gjithnjë e më tërheqës.
Pikërisht për këtë arsye, pamjet e dhunës, shkatërrimit të pronës dhe sulmeve ndaj institucioneve apo selive diplomatike janë dëshpëruese dhe të papranueshme. Ato nuk përfaqësojnë as Shqipërinë e sotme dhe as atdheun që synojmë të ndërtojmë për nesër.
Imazhi ynë ndërkombëtar është ndërtuar me shumë mund, ndër vite e dekada, por mund të cenohet lehtësisht. Çdo pamje dhune ndaj institucioneve, pronës publike apo asaj private dobëson mesazhin e stabilitetit, dëmton perceptimin e Shqipërisë si një vend i sigurt për turistët dhe investitorët dhe hedh hije e dyshime mbi aftësinë tonë të përbashkët për të përparuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Shprehja e pakënaqësisë dhe protesta paqësore janë pjesë e demokracisë; dhuna jo.
Askush nuk duhet të dëmtojë një pasuri që na përket të gjithëve: emrin dhe reputacionin e Shqipërisë.
AlEmbassyJapan retweeted
Albania is proud to be among the frontrunners driving the strong progress on EU enlargement this year.
Today, we closed negotiating Chapter 20 on Enterprise and Industrial Policy. Reforms that will help Albanian businesses grow and create more jobs.
This brings Albania another step closer to its ambition of closing accession negotiations next year.
I am confident we can expect more good news from Tirana in the coming months.
AlEmbassyJapan retweeted
Another ‘Super Tuesday’ for Albania and EU enlargement! 🇪🇺🤝🇦🇱
I join with @MartaKosEU and fellow EU member states in commending @ediramaal and the Albanian government on the closure of chapter 20 on enterprise and industrial policy.
More progress to come!
AlEmbassyJapan retweeted
🇪🇺-🇦🇱 Further progress for Albania on its path to EU membership.
The EU and Albania provisionally closed negotiations on chapter 20, covering enterprise and industry.
See our website for more info ⤵️
link.europa.eu/vcN4TN



































