ALMissionEU (@AlMissionEU) header
ALMissionEU (@AlMissionEU) profile picture

Welcome to the official X account of the Mission of the Republic of Albania to the European Union

Brussels
Joined April 2014
Photo by ALMissionEU (@AlMissionEU)Photo by ALMissionEU (@AlMissionEU)Photo by ALMissionEU (@AlMissionEU)Photo by ALMissionEU (@AlMissionEU)Photo by ALMissionEU (@AlMissionEU)Photo by ALMissionEU (@AlMissionEU)Photo by ALMissionEU (@AlMissionEU)Photo by ALMissionEU (@AlMissionEU)Photo by ALMissionEU (@AlMissionEU)Photo by ALMissionEU (@AlMissionEU)
Wishing the people of Albania 🇦🇱 a happy Independence Day! Warm greetings from Estonia. @AlbanianDiplo
3
8
47
811
ALMissionEU retweeted
I wish a Happy Independence Day to my colleague, @HoxhaFer, and all our Albanian friends 🇸🇮 🇦🇱 We are working together to further strengthen our bilateral cooperation, and Slovenia 🇸🇮 will continue to support Albania on its path towards EU membership.Gëzuar Ditën e Pavarësisë! @AlbanianDiplo @MZEZ_RS @SLOinALB
5
9
30
1,029
Congratulations to our friend and ally, Albania, on its National Day, marking the anniversary of the Proclamation of Independence – following a decision taken by a group of Albanian patriots in Bucharest 114 years ago. Romania and Albania share longstanding deep historical, diplomatic and cultural bonds, strengthened by people-to-people ties and the enduring presence of the Aromanian community in Albania respectively the Albanian community in Romania 🇷🇴🤝🇦🇱. @AlbanianDiplo
8
15
4
85
1,626
Dear Friends from Albania, Poland sends you best wishes and congratulations on the occasion of your Independence Day! 🎉 🇵🇱🇦🇱
8
17
2
83
1,913
Latvia 🇱🇻 sends its sincere congratulations to Albania 🇦🇱 on #IndependenceDay! As friends and allies, we look forward to further strengthening our partnership and friendship. @AlbanianDiplo | @AlEmbassyPoland | @Latvia_Italy | @AlMissionUN
3
13
128
1,379
Happy National Day to #Albania 🇦🇱, our valued partner and NATO Ally! We look forward to further strengthening our partnership and firmly support Albania’s EU integration aspirations. Wishing the Albanian people peace, prosperity and continued success.
4
11
1
57
1,159
ALMissionEU retweeted
🇸🇮🤝🇦🇱 Our heartfelt congratulations to Albania and all its citizens on the occasion of Independence Day. We wish Albania and all its citizens further success and prosperity.
4
7
45
1,030
Congratulations to our Albanian friends on their Independence Day! 🇭🇷🇦🇱 #Croatia and #Albania share a longstanding friendship, a strong partnership within NATO, and a common commitment to a secure and stable Western Balkans. Croatia remains a steadfast supporter of Albania’s European integration. Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Rroftë miqësia shqiptaro-kroate! @HoxhaFer @albaniandiplo
16
27
3
242
3,580
ALMissionEU retweeted
Happy Independence Day to my colleague, @HoxhaFer, and all our Albanian friends! 🇭🇺🇦🇱 Hungary remains committed to further strengthening our bilateral ties and supporting Albania on its path towards EU membership. Gëzuar Ditën e Pavarësisë!
10
27
3
131
2,559
🇦🇱 114 vjet Shqipëri e pavarur! Më 28 nëntor 1912, Shqipëria shpalli Pavarësinë, duke marrë në duart e veta fatin e saj dhe duke zënë vendin që i takonte mes kombeve të lira. 114 vjet më pas, teksa shkruajmë një kapitull të ri të historisë sonë, atë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, nderojmë ata që na paraprinë dhe kujtojmë përgjegjësinë që kemi ndaj brezave që do të vijnë. Kudo ku jetojmë, pavarësisht kufijve dhe largësive, sot na bashkon i njëjti flamur. Gëzuar 28 Nëntorin, shqiptarë kudo në botë! 🇦🇱
97
7
207
2,912
ALMissionEU retweeted
The Leaders’ Meeting on the EU #Growth Plan for the Western Balkans was hosted and chaired today in Tirana by Prime Minister Edi Rama @ediramaal, bringing together our regional partners for the third such meeting held in Albania. The Growth Plan is about much more than funding. It is about accelerating reforms, bringing our economies and societies closer to the EU, deepening regional integration, and turning European integration into tangible benefits for our citizens and businesses. Today’s meeting confirmed that #Albania, a frontrunner in the accession negotiations, is also leading in the implementation of the Reform Agenda, with progress translated into concrete disbursements tied to the quality, pace, and effective delivery of reforms. In the coming weeks, Albania is expected to receive the fourth tranche of €185.6 million and, in the months ahead, to become eligible for an additional 15% of its overall envelope through a top-up mechanism drawing on undisbursed funds from countries that have not met their targets. This is the very essence of the Growth Plan: performance is rewarded with greater opportunity. The meeting also explored new ideas for how gradual integration into the European Union can work in practice, through a clear merit- and performance-based approach. The principle is both simple and powerful: the more you reform, the more you deliver; the more you deliver, the more you integrate and benefit. Gradual integration in key areas of the Single Market, including energy and digital services, can bring candidate countries progressively closer to the Union even before full membership. Not as an alternative to accession, rather as an accelarator. Commissioner Marta Kos @MartaKosEU came to Albania with a very clear and meaningful message: 2027 can be the year of Albania if we maintain the current pace and quality of reforms. Our commitment is not simply to maintain that momentum, but to accelerate it further. This is the direction Albania will continue to champion: concrete reforms, stronger regional cooperation, greater access to the EU Single Market, and an accession process in which ambition is matched by delivery and progress is measured by results. We should not simply wait for #Europe. We must build more Europe in our country and in our region, every day. Because the best way to get closer to EU is to reform, perform and deliver like EU. #Albania2030 -- Takimi i Liderëve për #Planin e Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor, u organizua dhe u drejtua sot në Tiranë nga Kryeministri Edi Rama @ediramaal, duke bërë bashkë partnerët tanë të rajonit për të tretin takim të këtij formati të zhvilluar në Shqipëri. Plani i Rritjes është shumë më tepër sesa financim. Ai synon përshpejtimin e reformave, afrimin e ekonomive dhe shoqërive tona me BE-në, thellimin e integrimit rajonal dhe shndërrimin e integrimit evropian në përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset tona. Takimi i sotëm konfirmoi se #Shqipëria, pararojë në negociatat e anëtarësimit, është gjithashtu në krye të zbatimit të Agjendës së Reformave, duke e përkthyer progresin në disbursime konkrete, të lidhura drejtpërdrejt me cilësinë, ritmin dhe zbatimin efektiv të reformave. Në javët e ardhshme, Shqipëria pritet të marrë këstin e katërt prej 185.6 milionë eurosh dhe, në muajt në vijim, do të përfitojë një shtesë prej 15% të fondit të saj të përgjithshëm, përmes një mekanizmi që rishpërndan fondet e padisbursuara nga vendet që nuk kanë përmbushur objektivat. Ky është vetë thelbi i Planit të Rritjes: performanca shpërblehet me më shumë mundësi. Takimi solli gjithashtu ide të reja se si integrimi gradual në Bashkimin Evropian mund të funksionojë në praktikë, përmes një qasjeje të qartë të bazuar në meritë dhe performancë. Parimi është sa i thjeshtë, aq edhe i fuqishëm: sa më shumë reformon, aq më shumë realizon; sa më shumë realizon, aq më shumë integrohesh dhe përfiton. Integrimi gradual në fusha kyçe të Tregut të Përbashkët, përfshirë energjinë dhe shërbimet digjitale, mund t’i afrojë në mënyrë progresive vendet kandidate me Bashkimin Evropian edhe përpara anëtarësimit të plotë. Jo si alternativë ndaj anëtarësimit, por si përshpejtues i tij. Komisionerja Marta Kos @MartaKosEU erdhi në Shqipëri me një mesazh shumë të qartë dhe domethënës: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë, nëse ruajmë ritmin dhe cilësinë e tanishme të reformave. Angazhimi ynë nuk është thjesht ta ruajmë këtë ritëm, por ta përshpejtojmë edhe më tej. Ky është drejtimi që Shqipëria do të vazhdojë të promovojë: reforma konkrete, bashkëpunim më të fortë rajonal, akses më të madh në Tregun e Përbashkët të BE-së dhe një proces anëtarësimi ku ambicia shoqërohet me rezultate dhe progresi matet me atë që realizojmë. Ne nuk duhet thjesht të presim Evropën. Duhet të ndërtojmë më shumë Evropë në vendin tonë dhe në rajonin tonë, çdo ditë. Sepse mënyra më e mirë për t’iu afruar BE-së është të reformojmë, të performojmë dhe të realizojmë si BE-ja. #Shqipëria2030
75
2
94
1,401
ALMissionEU retweeted
2027 will be crucial for Albania’s EU accession track. I met @ediramaal in Tirana to discuss what it takes to make 2027 the year of Albania. Albania needs to keep up reforms and show that laws work in practice, particularly on the rule of law and EU environmental standards. Differences of opinion are normal in democracies. What matters is that there is a genuine effort to find common ground. And there is a strong consensus across Albanian society on the country’s European path.
69
35
8
147
11,960
Honoured to speak at the 2nd EU–Western Balkans Investment Forum in Tirana: #TheNewFrontier 🇦🇱🇪🇺 A year ago, more than 1,000 participants left #Tirana with new partnerships and concrete opportunities in tech, AI, green energy and agri-food. Today, our ambition is bigger: to turn dialogue into investment, investment into growth, and growth into a stronger, more united and interconnected #Europe. The Western Balkans is no longer Europe’s backyard, nor its waiting room. It is Europe’s next growth story. For Albania, EU accession is not a ceremony at the end of the road. It is an economic transformation happening every day. That is why enlargement and economic integration cannot be two separate conversations. They are two sides of the same European project. And we know a hard truth: investors do not buy promises. They invest in predictability, credibility and opportunity. Albania offers strategic clarity: a NATO Ally, fully aligned with the EU’s Common Foreign and Security Policy, and steadily embedding European rules and standards into the foundations of our economy. The opportunities are concrete: Connectivity: Corridor VIII, ports, railways and digital networks Energy: hydropower, solar, TAP, IAP and regional market integration Technology: digital services, AI and advanced manufacturing People: skills and talent, because capital ultimately follows talent And we are clear-eyed about scale. Alone, we are six small markets. Together, we are one serious investment opportunity. Geography made us European. Reforms make us competitive. Investment and development will make our European future stronger and irreversible. The frontier is open. The opportunity is real. The time to invest is now! #Albania2030 -- I nderuar të flisja në Forumin e 2-të të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, në Tiranë: #TheNewFrontier 🇦🇱🇪🇺 Një vit më parë, mbi 1,000 pjesëmarrës u larguan nga Tirana me partneritete të reja dhe mundësi konkrete në teknologji, inteligjencë artificiale, energji të gjelbër dhe agro-ushqim. Sot, ambicia jonë është edhe më e madhe: ta kthejmë dialogun në investime, investimet në rritje dhe rritjen në një #Europë më të fortë, më të bashkuar dhe më të ndërlidhur. Ballkani Perëndimor nuk është më oborri i pasmë i Europës, as dhoma e saj e pritjes. Ai është historia e ardhshme e rritjes së Europës. Për Shqipërinë, anëtarësimi në BE nuk është një ceremoni në fund të rrugëtimit. Është një transformim ekonomik që po ndodh çdo ditë. Prandaj, zgjerimi dhe integrimi ekonomik nuk mund të jenë dy biseda të ndara. Ato janë dy anë të të njëjtit projekt europian. Dhe e dimë një të vërtetë të pakundërshtueshme: investitorët nuk blejnë premtime. Ata investojnë aty ku ka parashikueshmëri, besueshmëri dhe mundësi. Shqipëria ofron qartësi strategjike: një vend aleat në NATO, plotësisht i linjëzuar me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, dhe që po i vendos gjithnjë e më shumë rregullat dhe standardet europiane në themelet e ekonomisë së saj. Mundësitë janë konkrete: Ndërlidhja: Korridori VIII, portet, hekurudhat dhe rrjetet digjitale Energjia: hidrocentralet, energjia diellore, TAP, IAP dhe integrimi i tregut rajonal Teknologjia: shërbime tdigjitale, inteligjenca artificiale dhe industria e avancuar Njerëzit: aftësitë dhe talenti, sepse kapitali, në fund të fundit, ndjek talentin Jemi po ashtu realistë për sa i përket përmasës. Veçmas, jemi gjashtë tregje të vogla. Së bashku, jemi një mundësi serioze investimi. Gjeografia na bëri europianë. Reformat na bëjnë konkurrues. Investimet dhe zhvillimi do ta bëjnë të ardhmen tonë europiane më të fortë dhe të pakthyeshme. Kufiri i ri është i hapur. Mundësia është reale. Koha për të investuar është tani. #Shqipëria2030
77
1
87
1,359
Enlargement is a strategic imperative for Europe. And today, the momentum is real. Across negotiations, we are on track to open and close over 100 chapters this year. teapawt.org/i/broadcasts/2BlaKqvNL…
575
170
38
727
62,578
📍 Athens, 23.11.2026 🇬🇷 FM George Gerapetritis met with 🇦🇱 FM @HoxhaFer. In focus: 🇬🇷’s efforts to advance the #WesternBalkans’ #EU perspective. FM Gerapetritis further stressed the need to uphold the rule of law, including minority rights, in line with 🇪🇺acquis.
6
15
2
58
3,501
ALMissionEU retweeted
With Montenegro and Albania among the frontrunners for EU membership, we are implementing the vision set out 23 years ago in Thessaloniki. At today’s Friends of the Western Balkans meeting in Athens, hosted by George Gerapetritis, we stressed that we should now focus on moving forward with all Western Balkan countries. The success of Montenegro, which could finish negotiations by the end of this year, is an important signal and a source of motivation for the whole region.
43
32
4
164
13,025
📍Athens -- Good discussion today with the "Friends of the Western Balkans", upon the invitation of the Greek Foreign MInister, George Gerapetritis, on how to sustain the renewed momentum for EU enlargement. #Enlargement is no longer simply a policy of convergence. It is a strategic investment in Europe’s security, stability and strength. For #Albania, the direction is clear: keep reforms moving, maintain the pace of negotiations and translate political momentum into concrete progress. The opportunity before us is real, but momentum only matters if we use it. For many years, 23 years since Thessaloniki, enlargement was largely spoken about in the future tense. The past two years have changed that. Today, enlargement is finally being spoken about in the present tense. It is happening, and Albania is fully part of it. That is why sustaining the momentum is not a slogan. It is a choice we must make, and renew, every day, candidates and the Union alike. Because when the European perspective is credible, reforms accelerate. When credibility fades, momentum weakens and reforms slow. #Credibility is the engine of enlargement, and it works both ways: candidates must deliver on reforms, and the European Union must deliver when reforms produce results. A stronger #Europe needs enlargement. And enlargement needs credibility, courage and delivery. Thank you Minister #Gerapetritis for the hospitality, understanding and supoort. #Albania2030 -- 📍Athinë -- Diskutimi sot me Miqtë e Ballkanit Perëndimor, me ftesë të Ministrit të Jashtëm grek, George Gerapetritis, mbi mënyrën se si mund të ruajmë dhe forcojmë momentumin e ri të zgjerimit të BE-së, ishte mjaft i frytshëm. #Zgjerimi nuk është më thjesht një politikë konvergjence. Ai është një investim strategjik në sigurinë, stabilitetin dhe fuqinë e Evropës. Për #Shqipërinë, drejtimi është i qartë: të çojmë përpara reformat, të ruajmë ritmin e negociatave dhe ta përkthejmë momentumin politik në progres konkret. Mundësia që kemi përpara është reale, por momentumi ka vlerë vetëm nëse dimë ta shfrytëzojmë. Për shumë vite, plot 23 vjet që nga Selaniku, për zgjerimin është folur kryesisht në kohën e ardhme. Dy vitet e fundit e kanë ndryshuar këtë. Sot, më në fund, për zgjerimin flitet në kohën e tashme. Zgjerimi po ndodh dhe Shqipëria është plotësisht pjesë e tij. Pikërisht për këtë arsye, ruajtja e këtij momenti nuk është një slogan. Është një zgjedhje që duhet ta bëjmë dhe ta ripërtërijmë çdo ditë, si vendet kandidate, ashtu edhe Bashkimi Evropian. Sepse, kur perspektiva evropiane është e besueshme, reformat përshpejtohen. Kur besueshmëria zbehet, edhe reformat ngadalësohen. #Besueshmëria është motori i zgjerimit dhe funksionon në të dyja drejtimet: vendet kandidate duhet të sjellin rezultate përmes reformave, ndërsa Bashkimi Evropian duhet t'i përgjigjet me rezultate progresit të arritur. Një #Evropë më e fortë ka nevojë për zgjerimin. Dhe zgjerimi ka nevojë për besueshmëri, kurajë dhe rezultate. Faleminderit Ministër Gerapetritis për mikpritjen, mirëkuptimin dhe mbështetjen. #Shqipëria2030
87
2
109
2,639
📍Athens -- Strategic partnership, excellent relations, friendship, open and constructive dialogue, and a shared European future — these are the defining pillars of Albania’s 🇦🇱 relationship with #Greece 🇬🇷. On the margins of the Meeting of the Friends of the Western Balkans in Athens, I had the pleasure of reaffirming this commitment during a meeting with Greece’s Minister of Foreign Affairs, George Gerapetritis. We reviewed the state of our bilateral relations and discussed Albania’s EU accession process, as well as the strategic importance of enlargement for both the Western Balkans and the European Union. We also exchanged views on regional developments and the evolving challenges facing our neighbourhood, reaffirming our commitment to close and constructive dialogue, grounded in mutual respect, good-neighbourly relations and a shared vision for peace, stability and prosperity. Against the backdrop of renewed discussions on #Europe’s future, we underlined the importance of maintaining momentum behind EU enlargement and translating the European aspirations of the Western Balkans into reality. A credible, merit-based and forward-looking enlargement process is essential not only to drive transformation across the region, but also to strengthen Europe’s long-term stability, security and competitiveness. I reiterated Albania’s appreciation for Greece’s continued support for our EU accession process, firmly anchored in merit and the implementation of reforms across all areas. As neighbouring countries, NATO Allies and partners bound by strong historical, economic and human ties, Albania and Greece share a responsibility to contribute to a more secure, connected and prosperous region. I will be happy to welcome Minister Gerapetritis in #Albania in a not too distant future, and continue our talks and discussions, for shared benefits. #Albania2030 -- 📍Athinë -- Partneritet strategjik, marrëdhënie të shkëlqyera, miqësi, dialog i hapur dhe konstruktiv, si dhe një e ardhme e përbashkët europiane – këto janë shtyllat që karakterizojnë marrëdhëniet e #Shqipërisë me #Greqinë. Në kuadër të takimit të Miqve të Ballkanit Perëndimor në Athinë, pata kënaqësinë ta rikonfirmoja këtë angazhim gjatë takimit që zhvillova me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, George Gerapetritis. Rishikuam ecurinë e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe diskutuam mbi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, si dhe rëndësinë strategjike që ka procesi i zgjerimit, si për Ballkanin Perëndimor, ashtu edhe për vetë Bashkimin Europian. Shkëmbyem gjithashtu mendime mbi zhvillimet rajonale dhe sfidat në ndryshim me të cilat përballet rajoni ynë, duke rikonfirmuar angazhimin për një dialog të ngushtë dhe konstruktiv, të mbështetur në respektin e ndërsjellë, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe vizionin e përbashkët për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin. Në kontekstin e diskutimeve të ripërtërira mbi të ardhmen e #Europës, theksuam rëndësinë e ruajtjes së ritmit të procesit të zgjerimit të BE-së dhe të shndërrimit në realitet të aspiratave europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Një proces zgjerimi i besueshëm, i bazuar në meritë dhe me vizion për të ardhmen, është thelbësor jo vetëm për të nxitur transformimin e rajonit, por edhe për të forcuar stabilitetin, sigurinë dhe konkurrueshmërinë afatgjatë të Europës. Rikonfirmova mirënjohjen e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë në procesin tonë të anëtarësimit në BE, të mbështetur fort në parimin e meritës dhe zbatimin e reformave në të gjitha fushat. Si vende fqinje, aleatë në NATO dhe partnerë të lidhur nga marrëdhënie të forta historike, ekonomike dhe njerëzore, Shqipëria dhe Greqia ndajnë përgjegjësinë për të kontribuar në një rajon më të sigurt, më të ndërlidhur dhe më të begatë. Do të kem kënaqësinë ta mirëpres Ministrin Gerapetritis në #Shqipëri në një të ardhme jo të largët dhe të vijojmë diskutimet dhe bisedimet tona, në të mirën e përbashkët. #Shqipëria2030
3
94
2
117
2,544
📍Athinë -- Nuk mund të kishte mënyrë më të bukur për të nisur vizitën time të punës në #Greqi sesa ky takim i veçantë kuqezi me komunitetin shqiptar atje, me përfaqësues të shoqatave, mësues, të rinj e sipërmarrës shqiptarë, organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në kuadër të festimeve të 114-vjetorit të Pavarësisë. 🇦🇱🇬🇷 Shqiptaria nuk kufizohet me kufijtë tanë gjeografikë. Ajo është dhe gjallon kudo ku një shqiptar jeton, punon, krijon, ndërton dhe kontribuon. #Diaspora jonë është sot gjithnjë e më e lidhur me atdheun, jo vetëm përmes emocioneve, rrënjëve, kujtesës, kulturës dhe gjuhës, por edhe përmes mbrojtjes së të drejtave, zgjerimit të mundësive, bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë. Sepse e ardhmja europiane e Shqipërisë kërkon kontributin e të gjithëve. Ajo ka nevojë edhe për energjinë, dijen, përvojën dhe potencialin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Kjo ishte ftesa jonë në Samitin IV-t të Diasporës. Kjo është dhe mbetet ftesa jonë. Në këtë rrugëtim, diaspora nuk është thjesht në krah të #Shqipërisë. Ajo është një urë e fuqishme mes atdheut dhe vendeve ku shqiptarët jetojnë, krijojnë dhe lënë gjurmë. Diaspora është pjesë e gjallë e Shqipërisë. Është atdheu ynë përtej kufijve. 🇦🇱🦅
78
4
109
3,141
🇦🇱 “Shteti ka kufij, gjuha jo!” Sot, më 22 Nëntor, në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, një mesazh i veçantë nga Ministri Ferit Hoxha për të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë: Fol shqip! Një mesazh që Ministri e ndau edhe me 160 të rinj e të reja nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës, të mbledhur në Tiranë në kuadër të projektit “Foli Shqip”. Sepse shtetet kanë kufij, por gjuha shqipe na bashkon përtej tyre, në identitet, histori dhe në të ardhmen tonë të përbashkët. 🇦🇱 Gëzuar Ditën e Alfabetit! #DitaEAlfabetit #FolShqip
75
8
150
5,368