Me strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë, për të ndarë përgjegjësitë, për të dëgjuar nga afër shqetësimet dhe për të koordinuar punën tonë në terren.
Në një takim me banorë dhe kryepleq të Kaninës, për të folur nga afër mbi nevojat e komunitetit, punët e kryera dhe projektet që do të vijojnë për këtë zonë të bukur që njihet si ballkoni i Vlorës.
Sy më sy e me zemër të hapur, për të kuptuar më mirë çdo shqetësim dhe për të ndërtuar së bashku zgjidhje konkrete, që përmirësojnë jetën e përditshme të banorëve, nxisin potencialin turistik dhe krijojnë më shumë mundësi për zhvillimin ekonomik.
#BESA🇦🇱🦅🇪🇺
#PraniaBesnike🌹
Bledi Çuçi retweeted
Motra e djalit nga Elbasani paska postuar tekstin bashkëngjitur, prandaj me shumë keqardhje më duhet t’i rikthehem kësaj teme për këdo që e lexon, shpërndan apo publikon postimin e saj.
Siç informova më parë, iniciativën për shërbimin e specializuar mjekësor të djalit në Itali nuk e kanë marrë “persona” po e kam marrë unë personalisht dhe vajta e tij në Romë me avion mjekësor, si edhe mbulimi i shpenzimeve janë mundësuar pikërisht nga SHTETI dhe nga askush tjetër! Madje i kam uruar të shkuara përpara se sa të nisej bashkë me të vëllanë nga salla VIP e aeroportit, prej ku nisem për jashtë edhe unë vetë, Presidenti i Republikës apo Kryetari i Kuvendit.
Aspak për protagonizëm, sepse protagonizmin këto ditë e kanë të gjithin dhunuesit dhe nxitësit e tyre, po për humanizëm, sepse kur pushon marrëzia e gurëve e molotovëve, edhe dhunuesit e lënduar janë qytetarë të këtij vendi që duhen ndihmuar, mjekuar, shëruar🇦🇱❤️🦅
Të shkuara edhe njëherë🙏
📍Vlorë- Forca jonë matet çdo ditë me atë që bëjmë për njerëzit dhe me aftësinë për t’u bërë gjithmonë më të mirë në shërbim të tyre.
Reflektimi na ndihmon të vlerësojmë atë që kemi arritur, të kuptojmë çfarë duhet përmirësuar dhe të ecim përpara me më shumë përgjegjësi, përkushtim dhe besim te puna jonë e përbashkët🤝
#BESA🇦🇱🦅🇪🇺
#PraniaBesnike🌹
#PasqyrAlbania🏃🏻♂️➡️📲💻
Dhuna nuk është argument dhe as alibi për vandalizmin. Qyteti nuk është pronë e askujt që ta marrë peng, institucionet nuk janë shënjestra për t’u sulmuar dhe prona publike e private nuk është plaçkë për t’u shkatërruar.
Dhuna që pamë në rrugët e Tiranës nuk mund të shihet e shkëputur nga sjellja e opozitës as sot në Kuvend. Duke penguar zhvillimin normal të seancës, ajo zgjodhi sërish bllokimin në vend të debatit dhe kaosin në vend të dialogut.
Policia nuk është armiku i qytetarëve. Ajo është në shërbim të tyre, për të mbrojtur jetën, sigurinë dhe rendin publik. E drejta për të protestuar është themelore, por dhuna nuk mund të jetë kurrë përgjigjja.
Kur refuzohet komunikimi dhe përgjigjja ndaj ftesës për dialog është dhuna, nuk kemi më të bëjmë me kërkesë për zgjidhje, por me zgjedhjen e përplasjes. Me dhunë nuk imponohet e drejta, as me shkatërrim ndërtohet e ardhmja.
Kush shkatërron duhet të paguajë. Kush dëmton pronën e tjetrit dhe pronën publike duhet të mbajë përgjegjësi.
Shqipëria është shtëpia jonë e përbashkët dhe askush nuk fiton kur ajo shkatërrohet. Pakënaqësitë në radhët e studentëve e jo vetëm dhe çdo zemërim nuk duhet të bëhet arsye për shkatërrim. Asnjë protestë nuk duhet të rrezikojë fëmijët tanë dhe mundin e një jete të tërë.
Të mos lejojmë që ky zemërim, sado i përligjur e i nxitur të jetë, të shkatërrojë të ardhmen tonë! Të zgjedhim arsyen përballë dhunës, dialogun përballë përplasjes dhe përgjegjësinë përballë shkatërrimit.
#StopDhunës #MbroniFëmijët #MbroniBizneset
Tirana nuk është plaçkë politike që mund të digjet për interesat e askujt! Shqipëria nuk mund të mbahet peng i flakëve, gurëve dhe urrejtjes së atyre që, kur nuk arrijnë të bindin me ide, zgjedhin të shkatërrojnë.
Dhuna në protestat e këtyre dy ditëve duhet dënuar fort dhe pa ekuivoke. Nuk është protestë që ka të bëjë me studentët, nuk janë studentët ata që kryejnë aktet vandale ; problemi është politika e vjetër e Sali Berishës, që nxit dhe udhëheq dhunën për interesa politike,


















